Jashari-Naço: Maqedonia dhe Shqipëria, mundësi reale për të qenë lider në rajon në fushën drejtësisë

Tiranë, 20 prill 2015 (MIA) - Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Adnan Jashari, sot ka zhvilluar takim pune në Tiranë me homologun e tij shqiptar Nasip Naço, njofton ATSH-ja.

Ministri Izairi theksoi se gjatë takimit janë adresuar problematikat dhe sfidat kryesore më të cilat po hasen sistemet e drejtësisë në vendet respektive.

Ai theksoi se një ndër objektivat kryesorë të diskutuar me ministrin Naço ishte unifikimi i sistemeve juridike, dhe kjo përmes forcimit të këtyre sistemeve.

"Jam i sigurt që të dyja qeveritë kanë vullnetin e duhur për të zgjidhur së bashku problematikat e përbashkëta. Forcimin e sistemeve juridike, rritjen e efikasitetit në sistemin e drejtësisë, veçanërisht tek gjyqësori, çka do të mundësojë rritjen e standardeve më të larta bashkohore për të dyja vendet", vijoi Jashari, i cili theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia kanë edhe një sfidë të përbashkët të luftës ndaj krimit të organizuar.

I pyetur lidhur me ekstradimet, ministri Jashari bëri të ditur se qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase kanë nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi, 1 prej të cilave ka të bëjë me ekstradimet.

"Me lejoni t'ju them se me Shqipërinë marrëveshjet janë realizuar me përpikmëri. Janë tre të tilla dhe njëra ka të bëjë me ekstradimet, të cilat janë realizuar pa asnjë lloj problemi, madje mund të them se vitin e shkuar janë ekstraduar 6 të ndaluar nga Shqipëria në Maqedoni dhe një numër i ngjashëm nga Maqedonia në Shqipëri", nënvizoi Jashari, duke mbyllur dhe deklaratën për shtyp të dy ministrave.

Ministri shqiptar i Drejtësisë, Naço, në përfundim të takimit me homologun nga Maqedonia, Jashari theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia kanë mundësi reale për të qenë lider në rajon në fushën e drejtësisë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Ministri Naço bëri të ditur se takimi i zhvilluar me homologun Jashari ishte mjaft i rëndësishëm në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dy palëshe.

“Jemi të bindur se Shqipëria dhe Maqedonia kanë të gjitha mundësit për t’u kthyer në lider në rajon në fushën e drejtësisë. Jemi të bindur se duke bashkëpunuar dhe duke qenë pranë njëri-tjetrit mund të ngremë sistemin e drejtësisë në vendet tona në një nivel tjetër, duke i’u afruar standardeve europiane", theksoi ministri Naço, i cili shtoi se, biseda me homologun e tij vijoi aty ku ishte lënë në Maqedoni disa muaj më parë.

Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi me palën nga Maqedonia është fokusuar në fushën e sistemit gjyqësor. "Ky takim na shërbeu për të shkëmbyer informacion lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në takimin e zhvilluar në Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail