Gruevski me kryeministrat nga Ballkani në Bruksel në takim me Han dhe Bulc

Bruksel, 21 prill 2015 (MIA) - Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Bruksel do të marrë pjesë  në takimin e përbashkët të kryeministrave të shteteve nga Ballkani perëndimor me eurokomesarët për negociata për zgjerim Johanes Han dhe për transport Violeta Bulc.

Ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, në takim është shqyrtimi   i integrimit të komunikacionit tokësor, detar dhe ajror të Ballkanit në rrjetin e përbashkët evropian dhe bashkëpunimin investues dhe përkrahjen e Unionit për projekte konkrete infrastrukturore të rëndësishme për rajonin.

Ashtu siç është parashikuar në programin e Komisionit Evropian, në këtë ngjarje do të marrin pjesë gjashtë kryeministra - nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova,  të cilëve do tu prezantohen propozimet konkrete për projekte. Ky takim është kontinuitet i aktiviteteve të cilat vijuan në konferencën e vitit të kaluar në Berlin  dhe mbledhjet ministrore në Beograd dhe Prishtinë.

Procesi për definimin e rrjetit kryesor ishte inicuar nga Komisioni Evropian, i cili i ka prezantuar projekt-hartat për rrjetin kryesor infrastrukturor. Ideja është të lidhen  qytetet kryesore, qytetet më të mëdha,  aeroportet, si dhe të sigurohet se të gjitha investimet infrastrukturore dhe standartet teknike janë plotësuar me çka do të garantohet përparim ekonomik dhe lidhje e mirë infrastrukturore.

Republika e Maqedonisë ka interes të drejtpërdrejtë nga realizimi i rrjetit kryesor rrugor të projektuar nga ana e BE-së, e cila i përfshin Korridorin 10 dhe Korridorin 8. Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han në mbledhjen joformale të ministrave për Punë të Jashtme dhe Transport të vendeve nga rajoni, paralajmëroi se Bashkimi Evropian do të ndajë  miliarda euro për përmirësimin e infrastrukturës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përndryshe, Republika e Maqedonisë për momentin në mënyrë aktive e realizon ndërtimin, në pjesën e mbetur të pjesës së autostradës nga korridori 10, si Demir Kapi-Smokvicë, si dhe ndërtimin e autostradës   nga Korridori 8: Kërçovë-Ohër, si dhe autostradën Shkup-Shtip.

Kryeministri Gruevski në Bruksel është shoqëruar nga delegacioni qeveritar në të cilën me nënkryetarin e Qeverisë  së Maqedonisë i obliguar për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.

Krahas ngjarjes në të cilën do të marrë pjesë me pesë kolegët e tij nga vendet e Ballkanit, kryeministri Gruevski në Bruksel pritet të realizojë edhe shumë takime politike gjatë qëndrimit të tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail