Një gostivaras ka fshehur tatim prej 280.000 euro

Gostivar, 23 prill 2015 (MIA) - Me krim financiar prej 280.000 eurosh është dëmtuar buxheti shtetëror nga ana e personit Sh.C. nga Gostivari me mallverzime gjatë shitjes së pasurisë së patundshme, ish-pronësi e firmës Zhito Shar nga Gostivari.

Pas njohurive të marra operative për krim të kryer, policia financiare në territorin e komunës së Gostivarit ka ndërmarrë aktivitete para-hetuese me qëllim të zbulimit dhe dokumentimit të dyshimit për krim të bërë financiar. Gjatë hetimit, kumtoi sot policia e trafikut, është konfirmuar se i dyshuari SH.C. përndryshe ka udhëhequr dhe autorizuar nënshkrim të llogarisë bankare të firmës "KANMA TREJT SHPK - Gostivar", me qëllim për të marrë përfitime të paligjshme pronësore, ka fshehur 280.000 euro tatim.

SH.C. në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015 në një noter në Gostivar ka lidhur tre marrëveshje për shitblerje të hapësirës afariste me dy firma nga Gostivari dhe një person fizik, në të cilat si shitës paraqitet personi i dytë i paraqitur juridik "KANMA TREJD" SHPK Gostivar. Pas marrëveshjeve të arritura për shitblerje, i paraqituri tre blerësve u ka dhënë fatura me vlerë që përmbante tatim të vlerës së shtuar i cili në pajtim me ligjin ishte i obliguar ta paguajë në Drejtorinë për të Ardhura Publike. Menjëherë pas transferit të parave nga blerësit, SH.C. në vend që ta paguajë TVSH-në, ai paratë së bashku me vlerën për TVSH, një pjesë i ka marrë në të gatshme dhe një pjesë i ka transferuar në llogari të tjera dhe i ka shfrytëzuar për nevoja të tij personale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail