Komuna e Çairit organizon aksion për ngritjen e vetëdijes publike “Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin”

Shkup, 24 prill 2015 (MIA) -  "Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin" është motoja e aksionit të cilin e filloi Komuna e Çairit dedikuar ngritjes së vetëdijes publike dhe inicimit të aktiviteteve konkrete dedikuar për rritjen e nivelit të higjienës në sipërfaqet publike në tërë territorin e komunës.

Mjedis i pastër jetësor, siç thuhet në kumtesë,  dhe shprehitë jetësore urbane janë bazë për krijimin e kushteve cilësore për jetë jo vetëm në shtëpitë tona, por edhe në fqinjësinë tonë.

"Si kryetar komune, por edhe si qytetar i Çairit, dëshiroj që nga komuna jonë të krijoj kushte për një jetë më të bukur, ku si fëmijët e mi dhe të gjithë fëmijët tanë do të kenë fëmijëri të mrekullueshme. Prandaj, apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të kontribojnë edhe ata në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe kujdesin për ambientin ku jetojmë dhe veprojmë", theksoi Mexhiti.

Në aksionin "Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin", është planifikuar që të inkuadrohen të gjithë banorët e Çairit duke filluar nga vetë administrata komunale, kopshtet, shkollat, insitucionet, duke përdorur të gjitha mekanizmat për pastrim siç janë 40 punëtorët sezonalë plotësues të cilët kujdesen për higjienën e komunës, me përkrahjen e NP "Higjiena komunale" si dhe me përkrahjen dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me shoqatën Duam Çair të Pastërt.

Po ashtu, komuna është në negociata me komunën e vëllazëruar Bursa nga Republika e Turqisë për realizimin e donacionit – kamion për mbledhje të mbeturinave me të cilën pritet efikasitet më i madh për realizimin e tërë aksionit.

Aksioni është përkrahur edhe nga një numër i madh personalitetesh të shquara të bashkësisë, të cilët me integritetin e tyre personal dhe profesional, shprehën gatishmëri që të inkuadrohen në realizimin e tij. Të pranishëm në këtë aksionishin përfaqësuesi i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani, përfaqësuesi i shoqatës Duam Çair të Pastër Xhelal Ramadani, drejtori i  NP "Higjiena Komunale" Ragip Doçi, drejtori i Spitalit gjinekologjik "Nënë Tereza"  Menduh Jegeni, përfaqësues nga bota e artit, shkencës, kulturës, sportit etj.

Ky aksion është fillimi i një kreu të ri në zhvillimin e komunës i cili bazohet në angazhimin direkt të të gjithë banorëve të Çairit në realizimin e qëllimeve të cilët janë njësoj të rëndësishëm për të gjithë dhe nga të cilët direkt varet cilësia e jetës urbane, thuhet më tej në kumtesën e komunës së Çairit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail