Ndahet nga jeta aktorja e Teatrit turk Suzan Maksut

Shkup, 24 prill 2015 (MIA) - Brenda një kohe të shkurtër, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 76-vjeçare, u nda nga jeta aktorja turke, Suzan Maksut, doajene e IP Teatri turk.

Nga viti 1962 është anëtare e ansamblit të Darmës turke në kuadër të Teatrit të kombësive ku ka luajtur një numër të madh rolesh deri në pensionimin e saj në vitin 2001.

Aktorja Suzan Maksut do të mbetet në kujtesë për shumë role të suksesshme.

Është fituese e çmimeve Aktorja e vitit të gazetës "Birlik" (1969) dhe Çmimit të Qytetit të Shkupit 13 Nëntori (1974).

Ka marrë pjesë në një numër të madh të projekteve televizive, filma dhe projekteve në radio. Ka luajtur në filmat "Rruga më e gjatë" (1976), "Drejtohu, Delfinë" (1977), "Koha ecën" (1980) dhe "Saga e Maqedonisë" (1993).

Varrimi do të bëhet në orën 16 në varrezat Butel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail