Debat për propozim- ndryshimet e Ligjit për veprimtari hotelierike

Shkup, 24 prill 2015 (MIA) - Ministrat e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe të Ekonomisë, Bekim Neziri, kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, hotelierë nga Shkupi dhe përfaqësues të këshillave shtëpiakë  nga ndërtesat e banimit sot debatuan për propozim-ndryshimet e Ligjit  për veprimtari hotelierike, në lidhje me çështjet për zhurmën e rritur  nga objektet hotelierike, dhe prishjen e rendit publik  dhe qetësisë në të cilat ankohen qytetarët.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara, potencon Jankulloska, Neziri dhe Trajanovski, është të bëhet balans  mes nevojave për biznes të hotelierive dhe kërkesave të qytetarëve për jetesë të qetë dhe të rehatshme, si e drejtë e tyre.

Ministrja Jankulloska  në fjalimin e saj theksoi se rasti për diskutimin e sotëm janë denoncimet e shpeshta të qytetarëve në të cilat ka ankesa për muzikën e zëshme, mosrespektimin e orarit të punës dhe prishjen më të madhe të rendit publik dhe qetësisë në objektetet hotelierike, veçanërisht në ato që janë të vendosura në ndërtesë banesore, me çka prishet qetësia dhe rehatia e qytetarëve dhe pamundësohet jetesa e tyre normale.

"Qytetarët denoncimet e tyre i parashtrojnë në MPB, si organ i vetëm i cili gjatë 24 orëve ndërmerr veprime për zgjidhjen e gjendjes së tillë, në pajtim me kompetencat ligjore. Gjatë vitit 2014 në MPB janë parashtruar gjithsej 714 kërkesa për  nismë të procedurës për shkelje kundër rendit dhe qetësisë publike, pjesëmarrje, shkaktim ose nxitje të rrahjes, shqetësim me muzikë të zëshme, thyerje të gjërave të ndryshme, sjellje të papërshtatshme etj. Që të tejkalohet gjendja e tillë, nevojitet  të inkuadrohet drejt ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit ", tha mes të tjerash Jankulloska.

Ministri Neziri deklaroi se qëllimi i këtyre takimeve është që në mënyrë transparente të diskutohet dhe të gjendet zgjidhje më adekuate për tejkalimin e problemeve të theksuara.

"Qëllimi i ndryshimeve ligjore është të mos dëmtohen veprimtarinë hotelierike, por të dilet edhe në vigjilje të qytetarëve. Qëllimi ynë është t'i mbrojmë interesat e qytetarëve, por edhe të bashkësisë së biznesit. Prandaj,  për këtë problematikë në mënyrë më transparente të bisedojmë me të gjitha palët e prekura", tha Neziri.

Qyteti i Shkupit, potencon kryetari Trajanovski, përmes një numri të madh të projekteve i nxit objektet hotelierike ta përmirësojnë ofertën e tyre dhe ta përkryejnë shërbimin e tyre për vizitorët. Por, tha ai, nuk mundemi t'i shmangim problemet me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë kur bëhet fjalë për objekte hotelierike që hapen në zona banesore dhe në ndërtesa banesore.

"Zhurma e rritur, muzika e zëshme rrëmuja, oxhaqet e parregullta, trafiku, parkimi i parregullt i automobilave, prishja e rendit dhe qetësisë janë vetëm pjesë e problemeve në të cilat ankohen qytetarët dhe kërkojnë që kjo në mënyrë më precize të rregullohet", tha kryetari i qytetit të Shkupit.

Kryetari  Trajanovski pret që ndryshimet e Ligjit për veprimtari hotelierike të ofrojnë zgjidhje pikërisht për këto probleme, që në fund askush të mos dëmtohet, shqetësimet të largohen, ndërsa qytetarëve t'ju garantohet  qetësia dhe siguria.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail