Seancë e Komisionit për punë dhe politikë sociale

Shkup, 27 prill 2015 (MIA) - Komisioni kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale sot i miratoi Planin financiar të Agjencisë për supervizionin e sigurimit pensional kapital financiar (MAPAS) për vitin 2015 dhe Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit për Vendimin për lartësinë e kompensimit mujor për vitin 2015 që MAPAS e paguan nga shoqëritë e pensioniste.

MAPAS për këtë vit ka planifikuar të ardhura në lartësi prej 43 milionë 993 mijë denarë, ndërsa shpenzime të planifikuara në lartësi prej 43 milionë e 166 mijë denarë. Të ardhurat në pjesë të madhe apo 40.543 denarë janë nga kompensimet mujore për kontribute të cilat i paguajnë shoqëritë pensioniste.

Anëtarët e Komisionit të MAPAS-it kërkuan sivjet t'i zvogëlojnë shpenzimet joproduktive, si shpenzimet për karburant, mobilie, taksi, fatura telefoni...

Kryetari i Komisionit, Bllagoja Despotovski tha se duhet investuar në kursimin e energjisë, në automjete të cilat shpenzojnë më pak, si dhe në zhvillimin e njohurive dhe aftësive.

Komisioni në seancë e miratoi edhe vendimin për dhënien e pëlqimit për Vendimin për kompensimin mujor për vitin 2015 që MAPAS e paguan nga shoqëritë pensioniste.

Kompensimi mbetet në 0,8 për qind e përcaktuara me ligj të kontributeve të paguara në të gjitha fondet pensionale me të cilat menaxhojnë shoqëritë pensioniste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail