Filloi fomimi i regjistrit nacional për ndotës

Shtip, 27 prill 2015 (MIA) - Maqedonia do të ketë regjistrin nacional të ndotësve. Qendra për demokarci ekologjike "Florozon" nga Shkupi, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Qeveria përmes projektit "E drejtë për të ditur-Menjëherë!" financiarisht i mbështetur nga ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd , sot në Shtip e mbajti punëtorinë e parë me ndërmarrjet dhe komunat për krijimin e regjistrit nacional të ndotësve.

Kiril Ristevski nga Qendra për demokraci ekologjike "Florozon"- Shkup thotë se kompanitë të cilat kanë leje të integruara A, ndërkaq në vend për momentin janë 145 nga ky vit do të paraqesin raporte për llojin dhe vëllimin e ndotjes, të cilët në formë elektronike do të jenë të kapshëm për institucionet, por edhe për qytetarët.

Ai shtoi se nga mjeti softuerik benefit do të ketë Qeveria, industria dhe qytetarët, ndërsa formimi i regjistrit nacional të ndotësve thonë se përfundimisht vendi do të ketë të dhëna të qarta se ku dhe kush e ndot ajrin, truallin dhe ujërat.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Ilço Zahariev thotë se komunat janë kompetente për dhënien e lejes të integruara B për ndërmarrjet, ndërsa me këtë regjistër do të dihet se cila ndërmarrje bën ndotje dhe çka zbatohet gjatë procesit prodhues në mënyrë që të mbrohet rrethina.

Në Maqedoni për momentin është zhvilluar matja e ajrit, dy qytete janë në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë, ndërsa ekologjistët thonë se krahas regjistrit, në periudhën në vijim shteti duhet të kahëzohet edhe drejt matjes së ndotjes së truallit dhe ajrit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail