Prokuroria arriti marrëveshje edhe me dy të dyshuarit e tjerë në lëndën "Justicia"

Shkup, 27 prill 2015 (MIA) - Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike - Shkup arriti marrëveshje me një gjykatës dhe një nëpunës gjyqësor, të dyshuar në lëndën "Justicia".

"Marrëveshja sot është verifikuar edhe nga ana e Gjykatës themelore Shkup 1 - Shkup, e cila në pajtim me atë që u arrit, me Aktvendim, të dyshuarve u shqiptoi dënim të kushtëzuar me burg, përkatësisht dënim me burg prej një viti i cili nuk do të kryhet nëse në afat prej tre viteve personat nuk bëjnë vepër penale", kumtoi Prokuroria Themelore Publike - Shkup.

Prokuoria, paraprakisht më 22 prill arriti marrëveshje edhe me dy të dyshuar në lëndën "Justicia", ish-gjykatës, që tani janë në pension.

Prokuroria themelore publike Shkup në kuadër të aksionit "Justicia" parashtroi padi penale kundër 14 gjykatësve nga Sektori për kundërvajtje në Gjykatën Themelore Shkup 1 dhe kundër 11 nëpunësve gjyqësorë nga e njëjta gjykatë të dyshuar për vepër të kryer penale "keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail