Dy raste të reja të tularemisë në fshatin Grushinë të Shkupit

Shkup, 27 prill 2015 (MIA) - Dy raste të reja të tularemisë janë regjistruar në territorin e komunës së Haraçinës, në fshatin Grushinë, ku nga data 16 e këtij muaji është shpallur epidemi nga kjo sëmundje.

Për shkak të paraqitjes së dy rasteve të reja në këtë fshat, ku numri ka arritur deri në tetë, është kryer deratizim në të gjitha shtëpitë, si dhe dezinfektim. Deri më tani gjithsej në këtë komunë janë regjistruar 14 raste, prej të cilave gjashtë në Haraçinë, ndërsa në nivel të shtetit gjithsej nga tularemia janë prekur 33 persona.

Epidemiologia nga Qendra për shëndet publik-Shkup Biljana Danailovska, informon se gjatë javës së kaluar janë paraqitur edhe dy raste të tularemisë të cilat nuk janë të ndërlidhura. Bëhet fjalë, siç sqaroi, për persona të rritur të moshës 68 dhe 74 vjeçare. Njëri person është hospitalizuar, ndërsa tjetri po mjekohet në kushte shtëpiake.

"Për shkak të faktit se dy rastet e reja janë nga fshati Grushinë, Shërbimi për DDD pranë Qendrës për shëndet publik të premten më 24 prill ka bërë deratizim të plotë në 150 shtëpi në Grushinë. Deratizimi është bërë në oborret, bodrumet, hangarët, tualetet, gjithkund ku mund të mblidhen minjtë, megjithatë janë bërë edhe dezinfektime në oborret, gjegjësisht në 20.000 metra katrorë", tha Denailovska dhe shtoi se dezinfektimi bëhet për shkak të dezinfektimit të sekreteve të këtyre brejtësve në oborret dhe për shkak të marrjes së masave komplete.

Theksoi se situata vazhdon të ndiqet. Edukimi në shkolla vazhdon. Në kontakt të vazhdueshëm janë me mjekët amë, ndërsa personat me simptoma të kësaj sëmundje menjëherë dërgohen në laborator për analiza ku dëshmohet shkaktari i tularemisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail