Qeveria apelon që nxënësit e shkollave të mesme të kthehen në mësim

Shkup, 27 prill 2015 (MIA) - Përfaqësues të Qeverisë dhe të nxënësve të shkollave të mesme sot mbajtën takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi paralajmëroi se do të shqyrtohen kërkesat e nxënësve dhe u bëri thirrje të kthehen në mësim.

"Do t'i shqyrtojmë kërkesat e tyre dhe në këtë drejtim dëshirojmë të theksojmë se të gjitha aktivitetet përgatitëse, respektivisht reformat të cilat i zbatojmë janë me qëllim të sigurojmë arsim më cilësor. Asnjëherë nuk dëshirojmë të mendojmë se ndonjë reformë do të jetë në dëm të vet nxënësve dhe të tërë procesit arsimor në Republikën e Maqedonisë. Do të doja t'u bëj thirrje nxënësve të kthehen në mësim, prindërit po ashtu të punojnë me fëmijët e tyre që ata të kthehen në mësim, pasi vendi i nxënësve është në bankat shkollore", deklaroi Ademi.

I pyetur nëse ekziston rrezik për prolongim të maturës shtetërore, ministri i Arsimit tha se tani për tani nuk ka kërkesa të tilla.

"Për këtë kompetentë janë shkollat, ato duhet të propozojnë deri në MASH se si kjo të tejkalohet, ndërsa MASH e shqyrton, e miraton ose e kthen në shqyrtim të sërishëm. Tani për tani nuk kemi kërkesa të tilla, kur t'i marrim do të miratojmë", tha Ademi.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski apelon që prindërit të ndikojnë që nxënësit e shkollave të mesme të kthehen në mësim.

Takimi, siç tha, edhe pse ka qenë me përfaqësues jolegjitimë të nxënësve të shkollave të mesme, është për shkak të sigurisë së tyre pas vendimit që prej sot të kampojnë përballë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

"Sot i pranuam për shkak se kanë vendosur të mbajnë grevë me tenda para MASH-it. Vetveten po e sjellin në situatë të pasigurtë. Në çka ngjan që ata tërë natën të ulen këtu. Ky është shkaku se pse i pranuam sot. Ndryshe, supozimet themeloreedhe më tej vlejnë", deklaroi Peshevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. 

Ai u bëri thirrje prindërve të kërkojnë nga fëmijët e tyre të ndprpresin me bojkotin e mësimit, pasi siç tha, në linjë të fundit ata janë humbës më të mëdhenj, duke marrë parasysh se tani dita e 12-të numër i madh i fëmijëve nuk vizitojnë mësim dhe është lëshuar shumë material. Interes i yni është që mësimi të vazhdojë, të përfundojnë provimet e maturës dhe t'u mundësohet atyre fëmijëve të cilët dëshirojnë ta vazhdojnë arsimin të regjistrohen në fakultet", deklaroi Peshevski.

Nxënësit e shkollave të mesme, megjithatë, informuan se nuk është arritur marrëveshje dhe paralajmëruan se do të mbeten të kampojnë deri në plotësimin e kërkesave që të kthehet koncepti i vjetër i dhënies së maturës shtetërore dhe të vendoset në pushim Ligji për testim ekstern. Kërkesat e tyre, sipas Peshevskit, Qeveria në mënyrë të hollësishme do t'i shqyrtojë.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Peshevski tha se nuk mund të cekë afate për zgjidhje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail