Invetuesit gjerman: Klima afariste këtë vit dukshëm më e volitshme

Shkup, 27 prill 2015 (MIA) - Madje 80 për qind nga kompanitë anëtare të Shoqatës ekonomike Maqedoni-Gjermani (SHEMGJ) përsëri do të investojë në vend, tregojnë rezultatet nga anketa për klimën afariste në Maqedoni në vitin 2015 që në periudhën prej 1 shkurtit deri më 2 mars e zbatoi SHEMG dhe Oda ekonomike gjermane në Maqedoni (OEGJM) ndër 179 kompanitë anëtare.

Siç njoftoi drejtori i OEGJM-së Martin Knap në konferencën e sotme për shtyp, në anketë situata e përgjithshme ekonomike në Maqedoni konsiderohet dukshëm më pozitive se sa në vitet e mëparshme. Tregu i punës dhe investimet në Maqedoni po bëhet më interesante dhe 32 për qind e kompanive anëtare në SHEMGJ duan të rrisin investimet e tyre në vend në vitin 2015, dhe 27 për qind e tyre do të punësojë punëtorë të rinj.

"Situatën e tanishme ekonomike në Maqedoni si të mirë e vlerësojnë 21 për qind të kompanive, si të kënaqshme 41 për qind, ndërsa 38 për qind si të pavolitshme. Nga të anketuarit, 25 për qind besojnë se këtë vit do të ketë përmirësim në situatën ekonomike. Për dallim nga ky vit, vitin e kaluar 42 për qind e të anketuarve vlerësuan situatën ekonomike si të pavolitshme, ndërsa vetëm tetë për qind, si të mirë", tha Knap, duke shtuar se viti 2015 konsiderohet si viti më i mirë ekonomik që prej fillimit të zbatimit të anketës në 2007.

Ai theksoi se situatën aktuale afariste të kompanisë së tij, si të volitshme e vlerësojnë 27 për qind nga të anketuarit, 65 për qind e vlerësojnë si të kënaqshme dhe vetëm tetë për qind thonë se gjenden në një situatë të keqe ekonomike.

"Nga kompanitë e anketuara 47 për qind besojnë në përmirësimin e gjendjes së kompanisë në vitin 2015, 47 për qind mendojnë se do të jetë e pandryshueshme, ndërsa vetëm gjashtë për qind presin një situatë më të vështirë ekonomike", tha Knap.

Ai theksoi se Maqedonia është i vetmi vend që ka suficit në këmbimin e tregtisë së jashtme me Gjermaninë, gjë që, siç tha, ka të bëjë me investimet gjermane në vend. Saktësoi se një pjesë e madhe e kompanive të reja të hapura në Maqedoni janë duke punuar si furnizues për industrinë e automobilave gjermanë.

"Ne jemi të lumtur që skepticizmi i viteve të fundit nuk është aq i fortë dhe se Maqedonia është parë si një vend pozitiv për investime, për dallim nga viti 2007 kur kemi filluar me anketat. Por, pavarësisht nga kjo, nuk duhet lënë pas dore faktorët negativ dhe një prej detyrave të rëndësishme të Qeverisë do të jetë kujdesi për stabilitetin politik dhe social, i cili është i lidhur me situatën aktuale politike në vend. Në çdo rast, anëtarët tanë janë të kënaqur me gjendjen e tyre ekonomike dhe nuk kanë trend negativ në qarkullim dhe në eksport. Në vitet e ardhshme do të kemi investime të reja nga Gjermania në Maqedoni, ndërsa katër kompani që zgjedhën në mes të Serbisë dhe Maqedonisë, veçmë kanë vendosur për të investuar këtu", tha Knap.

Kryetari i Shoqatës ekonomike Maqedoni-Gjermani, Mihael Dikamp theksoi se është i kënaqur me produktivitetin dhe arsimimin e fuqisë së punës në Maqedoni dhe shtoi se përsëri do të kishte vendosur të investojnë në vend.

"Në të kaluarën një numër i madh i kompanive gjermane vendosën të investojnë në Maqedoni, ndërsa në periudhën e ardhshme presim interesim edhe më të madh. Nga anketa del se investimet dhe ndërtimi i lidhjeve afariste kryesisht varen nga përmirësimi i mëtejshëm i kushteve kornizë. Pra, duhet të ketë siguri ligjore, të rritet disiplina e pagesës, ndërsa procedurat administrate, si dhe procedurat për furnizime publike të jenë më transparente dhe më efikase. Këto janë parakushte thelbësore për të ardhur investitorët të ri gjerman në Maqedoni", tha Dikamp.

Vlerësimi i gjendjes aktuale ekonomike në Maqedoni, theksoi, jep sinjale pozitive.

Zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Helge Sander tha se e gëzon gatishmëria për vende të reja pune në Maqedoni dhe theksoi se ky është një faktor që ishte vlerësuar më së miri në anketë. "Pastaj vjen niveli i edukimit akademik dhe profesionizmi i fuqisë punëtore për të cilat ka përgjigje pozitive lidhur me vitet e mëparshme. Kjo është shenjë pozitive për ekonominë e Maqedonisë", tha Zender.

Ai theksoi se kënaqësia lidhur me sistemin e tatimit dhe të politikës ekonomike është zvogëluar në krahasim me vitin 2014 dhe vërehet rritje e harxhimeve të punës, gjë që sipas tij, me siguri ka të bëjë me rritjen e pagës minimale dhe me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për honorarët.

"Stabiliteti politik konsiderohet si më i keq. Ne e dimë se anketa është kryer gjatë muajit shkurt, dhe ne e dimë se çfarë ndodh në Maqedoni që nga shkurti dhe për këtë arsye nuk është çudi që është vlerësuar ashtu. Ne shpresojmë që së shpejti do të kthehet stabiliteti politik", tha Zender.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail