Garë shtetërore për banakierë në Ohër

Ohër, 28 prill 2015 (MIA) - Tridhjetë banakierë nga tërë vendi do të marrin pjesë në Garën e tetë me radhë shtetërore të Maqedonisë që do të mbahet në kafenenë "Likuid" në Ohër.

Në luftën për titullin ata do të përfaqësohen në dy kategori - përgatitje klasike të koktejeve dhe të ashtuquajturat "flertending". Kategoria e parë nënkupton prezantim të konkurrentëve me kokteje të tyre autoriale ku teknika e përgatitjes, pamja, shija dhe aroma e koktejeve do të vlerësohet nga komisioni profesionist nga ekspertë të vendit dhe të huaj.

Në kategorinë e dytë, pjesëmarrësit gjithashtu do të prezantohen me koktejin e tyre autorial, që do ta përgatisin me lëvizje akrobatike dhe elemente zhonglerimi me pajijse bari.

Fituesit në garën e sivjetme, automatikisht sigurojnë pjesëmarrje në Garën botërore të banakierëve që do të mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail