Dhjetë milionë euro për infrastrukturë loakle nga MIDF

Shkup, 28 prill 2015 (MIA) - Komunat, ndërmarrjet komunale dhe shoqatat private të cilat japin shërbime komunale kanë në dispozicion 10 milionë euro për infrastrukturë të qëndrueshme përmes Fondit për Zhvillim të Infrastrukturës Komunale (MIDF) dhe Bankës Komerciale.

Mjetet nga kredia do të shfyrtëzohen për financimin e ndërtimit të infrastrukturës së re dhe moderne themelore në komunat më të vogla të cilat zakonisht kanë kapacitet të kufizuar për përgatitjen e projekteve për infrastrukturë të qëndrueshme dhe përballen me vështirësi për inkuadrim deri te financimi nga bankat komerciale.

MIDF është fondi i parë investues i cili disponon me 100 milionë euro, i themeluar nga BERZH-i dhe KfV me mbështetje nga qeveritë e Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë dhe me qëllim të stimulimit të rritjes së tregut të kreditimit në komuna dhe realizimit të qëndrueshmërisë afatgjate të shërbimeve komunale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qeveritë e Austrisë dhe Zvicrës sigurojnë edhe financimin e ndihmës teknike si mbështetje e përgatitjes dge zbatimit të projektit dhe ndërtimit të kapacitetit të shfrytëzuesve komunalë të kredive.

"Në MIDF besojmë se ekziston nevojë e madhe e zhvilimit të infrastrukturës, ndërsa tregu financiar në vend nuk e ka përfshirë këtë sektor me tërë potencialin e tij. Në këtë mënyrë kjo paraqet bashkëpunim inovativ të MIDF-së me të cilin presim të mbulohet lëshimi financiar në infrastrukturën komunale në Serbi dhe të sigurohet mbështetja e nevojshme për atë qëllim", thotë Klaus Rihter, menaxher i projektit të MIDF-së.

Sipas drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Bankës Komerciale Hari Kostov, ky është burim i mirëseardhur i financimit për investimet e nevojshme në infrastrukturë në Maqedoni i shoqëruar me ndihmë të konsiderueshme teknike të shfyrtëzuesve.

MIDF-ja është projektuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në këtë grup, strategjia e Fondit është fokusuar në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, në pajtim me nevojat lokale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail