Parandalohet vrasja e një 24-vjeçareje nga Strumica në Shkup

Shkup, 28 prill 2015 (MIA) - Një vajzë njëzet e katër vjeçare nga Strumica pardje rreth orës 23 është përpjekur me kërcim nga ballkoni në një ndërtesë në bul. "Vidoe Smileski Bato" të kryejë vetëvrasje.

MPB ka kumtuar se pas denoncimit paraprak se një grua e panjohur është përpjekur të kryejë vetëvrasje me kërcim nga ballkoni i një ndërtese nga ana e Njësitit "Alfa" me masa të ndërmarra është hapur me dhunë dera dhe në ballkon është kapur gruaja, e cila është penguar në qëllimin që të kryejë vetëvrasje.

Pas bisedës së kryer është konfirmuar se ajo disa muaj ka jetuar me M.A. (31) nga Shkupi me të cilin kohë të gjatë kanë pasur moskuptime. Ditën e njëjtë rreth orës 18 ai ka dalë nga banesa dhe e ka mbyllur pas së cilës ajo pas një kohë ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Nga ana e efektivëve të policisë M.A. është arrestuar dhe është kryer bisedë, ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail