Me atraksionin vallëzim kinez në Veles mbyllet Festivali i vallëzimit 2015

Veles, 29 prill 2015 (MIA) - Me performancë kërcimi "Kung Fu dance gateway"  të kompanisë bashkëkohore kineze të vallëzimit Dragon kung gu nga Pekini, Kinië, mbrëmë në skenën e madhe të objekti të ri të Teatrit kombëtar "Jordan Haxhi Konstadinov-Xhinot" në Veles, përfundoi edicioni i 11-të i Festivalit të vallëzimit 2015.

Dragoni kung fu është kompani moderne vallëzimi e themeluar në vitin 2006 nga kung fu ylli Xheki Çen, ndërsa në skenën e teatrit të ri në Veles performoi me ekipin 11-të anëtarësh i cili në disa skena e prezanton kulturën tradicionale dhe artin modern në Kinë.

Mes të pranishmëve ishin edhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska dhe ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni Zenshun Ven.

Pas performimit në deklaratën për media ministrja Elizabeta Kançeska Milevska fillimisht dërgoi urim për perforimin e suksesshëm dhe ekskluziv të ansamblit nga Pekini.

Ambasadori i RP të Kinës Zenshun Ven shprehu falënderim deri te Ministria e Kulturës e cila ka meritë për këtë pjesëmarrje të ansamblit kinez në Maqedoni, që është vetëm një pjesë nga aktivitet për bashkëpunim të shkëlqyer mes të dy vendeve.

Njëherit me rastin e 29 prillit, Ditës ndërkombëtare të vallëzimit, mbrëmë nga skena e teatrit në Veles, seksion e Shkupit SIM UNESKO përmes koreografes dhe valltares Marijana Damçevska e dërgoi porosinë e Maqedonisë për këtë festë të vallëzimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail