Ivanov: Presim efektuim të shpejtë nga takimet në Azerbajxhan

Baku, 30  prill 2015 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov e vlerësoi të suksesshme vizitën në Azerbajxhan në suaza të së cilës realizoi takim me shefin e shtetit të Azarbajxhanit Ilham Aliev, mori pjesë në Forumin e tretë global në Baku dhe Konferencën ndërkombëtare për zhvillim njerëzor, ndërsa fjalim mbajti edhe në biznes forumin në të cilin u prezantuan potencialet e Maqedonisë dhe volitshmëritë që ofrohen për investimet e huaja.

Ai theksoi se në takimin me Aliev të dy kanë konstatuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore duhet të shndërrohen në marrëdhënie shumë më të suksesshme ekonomike.

"Ne tashmë dy vite në Azerbajxhan kemi promovuesin tonë ekonomik dhe kjo ishte mundësi të organizohet biznes forum i odës ekonomike Azerbajxhan-Turqi në të cilën përfaqësuesit tanë të Agjencisë për investime të huaja i prezantuan mundësitë të cilat i ofron ekonomia e Maqedonisë dhe mundësitë në Maqedoni që kompanitë e tyre të fillojnë biznes dhe të bashkëpunojnë. Kjo ishte vizitë shumë e suksesshme dhe presim nga kontaktet dhe takimet që janë realizuar gjatë kësaj vizite në kohë të shkurtët edhe të efektuohen. Edhe presidenti Aliev paralajmëroi vizitë në Maqedoni, me siguri atëherë do të ketë mundësi edhe për biznesmenët nga Azerbajxhani ta vizitojmë Maqedoninë dhe t'i shohin potencialet që i ofron Maqedonia" tha Ivanov.

Siç njoftoi raportuesi i MIA-s për Forumin global Baku i cili u mbajt për herë të tretë, presidenti Ivanov theksoi se bëhet fjalë që ky forum të shndërrohet në nivel të forumit në Davos dhe të Konferencës së Sigurisë në Munih. 

Ai sot në Baku do të mbajë fjalim edhe në Konferencën ndërkombëtare për zhvillim njerëzor e titulluar "Korniza për paradigmë të re"  në organizim të Qendrës ndërkombëtare "Naizami Ganxhavi" dhe Akademisë botërore për art dhe shkencë me çka e përfundon qëndrimin treditor të punës në Azerbajxhan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail