Pasdite ndërprerje e komunikacionit në aksin Kërçovë - fshati Izvor

Shkup, 30 prill 2015 (MIA) -  Në aksin rrugor M4 Kërçovë - f. Izvor pasdite prej orës 15:00 deri në orën 16:00 do të zbatohen punime ndërtimore me minim me ç'rast komunikacioni do të ndërpritet prej 10 deri në 15 minuta, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep - Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku ende është në ndërprerje. Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit.

LAAM njofton se komunikacioni po zhvillohet me vështirësi në aksin Prilep - Vitolisht për shkak të rrëshqitjes dhe Prilep - Makedonski Brod për shkak të shtrirjes së asfaltit.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. 

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail