Myftiu i shkarkuar i Shkupit hynë në BFI

Shkup, 4 maj 2015 (MIA) - Myftiu i shkarkuar i Shkupit, Ibrahim Shabani dhe ish sekretari i përgjithshëm i BFI-së Afrim Tahiri me një grup të ithtarëve të tyre sot kanë hyrë në Bashkësinë Fetare Islame.

Pas ngjarjes ata njoftuan se përkohësisht do të drejtojnë me BFI-në. Gjatë hyrjes janë marrë edhe vulat e organizatës.

Reis Sulejman Rexhepi në takim u rizgjodh në seancën e cila nuk u mbajt në BFI por edhe në Kondovë, ndërsa ai i shkarkoi nga funksionet myftiun e Shkupit dhe sekretarin e përgjithshëm të bashkësisë islame. Të shkarkuarit kërkuan që reisu të arsyetojë pse ka mbajtur seancë të fshehtë në Kondovë, në të cilën në mënyrë të paligjshme është rizgjedhur, ndërsa ata i ka shkarkuar.

Nga policia informojnë se rreth orës 8:30 te ata është paraqitur vetëm tubimi i qytetarëve para BFI-së, të cilët sipas tyre, janë të pakënaqur nga ndërrimi i myftiut të Shkupit.

Para selisë së BFI-së për momentin është qetë, në ndërtesë janë ithtarët e Shabanit dhe Tahiri, ndërsa para objektit ka pjesëtarë të policisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail