Grupi i parë i turistëve nga Beneluksi arriti në Ohër

Ohër, 5 maj 2015 (MIA) - Me arritjen e grupit të parë të turistëve nga Holanda që në mënyrë të organizuar do të qëndrojnë në Maqedoni praktikisht filloi sezona turistike verore në rivierën e Ohrit. Me fluturim çarter nga aeroporti i Amsterdamit sot në aeroportin e Ohrit "Shën Apostol Pali" mbërritën 180 turistët e parë nga vendet e Beneluksit të cilët në Ohër dhe në Strugë do të bëjnë verojnë përmes marrëveshjeve të tur operatorëve "Koredon" dhe partnerit lojal - agjencia "Fibula Travel".

Tashmë praktikë e zakonshme është bërë për grupin e parë të turistëve të cilët të organizuar verojnë në rivierën e Ohrit të organizohet pritja solemne me bukë dhe pogaçë. Mysafirët të cilët këtë vit kanë hapur sezonin turistik veror para se të udhëtojë për në Ohër janë njoftuar me ofertën turistike të Maqedonisë. Disa vijnë për herë të parë këtu, por shumica prej tyre janë mysafirë të rregullt në Maqedoni, të cilët kanë qenë këtu edhe në vitet e mëparshme. Sipas deklaratave të tyre, veçanërisht të kënaqur janë nga ushqimi i mirë, mot i mirë por edhe mikpritja e nikoqirëve, kështu që shumica tashmë kanë miq në Ohër, Strugë.

Sipas paralajmërimeve të agjencive vendore in-kaming më 10 maj në Ohër duhet të arrijë dhe grupi i parë i turistëve nga Beneluksi përmes marrëveshjeve të operatorit turistik "TUI Arketravel".

Përndryshe, të dhënat e turoperatorëve për pushime në sezonin 2015 tregojnë për rritje të interesit për snaps pushime në Maqedoni, me një rritje të aranzhmaneve për Ohër për afro 30 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Turistët e fundit nga Beneluksit do të largohen nga Maqedonia në mes të tetorit. Vlerësimet e "Korendon" dhe "TUI", janë se gjatë sezonit veror 2015 në rivierën e Ohrit dhe në Maqedoni për pushime do të vijnë diku rreth 25 mijë turistë nga Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail