Ministri Jolevski në panairin "IDEF 15" në Stamboll

Shkup, 5 maj 2015 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski po merr pjesë në Panairin ndërkombëtar për industrinë e mbrojtjes "IDEF 15" në Stamboll, Republika e Turqisë, që po mbahet nën patronatin dhe mbështetjen e Minsitrisë turke për mbrojtje nacionale.

Vizita, siç kumtoi Minsitria e Mbrojtjes, do të shfrytëzohet për takime me minsitrin turk për mbrojtje nacionale, Ismet Jillmaz, me shefin e Forcave ushtarake turke, gjeneralin, Nexhdet Ozel. Minsitri Jolevski do ta vizitojë edhe Komandën e akademive ushtarake të Republikës së Turqisë, ndërkaq do të ketë takime me ministra të tjerë të cilët do të marrin pjesë në panair.

Në kuadër të vizitës, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë dje i vizitoi akademitë ushtarake të Republikës së Turqisë me ç'rast realizoi takim me komandantin e Akademive ushtarake, gjeneralin e armatës, Abdullah Rexhep. Gjatë takimit është biseduar  për zhvillimin e arsimit ndërmjet shkollavetë arsimit të lartë përkatësisht për avancimin e bashkëpunimit posaçëisht në pjesën e ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve.

Ministri Jolevski shprehi falënderim për trajnimin dhe shkollimin e vazhdueshëm të oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve profesionistë dhe kadetëve në akademitë ushtarake të Republikës së Turqisë, duke cekur se ky trajnim është shumë me rëndësi për zhvillimin e pjesëtarëve tanë të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

me këtë rast Jolevski e porositi komandantin Rexhepi se arsimi i oficerëve të ardhshëm të ARM-së, si dhe trajnimi pemanent i kuadrit të oficerëve dhe nënoficerëve është lartë në agjendën e tij, si dhe se përvojat nga shkollat ushtrake turke i çmoi lartë.

Gjenerali i armatës, Abdullah Rexhep theksoi se popujt tanë kanë lidhshmëri historike dhe se kjo është shkaku për mbështetjen e Turqisë për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO.

Me qëllim të nivelit mëtë madh të kë,bimit të studentëve, minsitri Jolevski tha se në vitin e ardhshëm në Akademinë ushtarake do të ketë studime pasdiplomike në gjuhën angleze dhe propozoi të që shqyrtohet mundësia për këmbim të kuadrit të profesorëve të cilët do të ligjeronin në akademitë ushtarake në Maqedoni dhe Turqi. Njëherit është bërë fjalë për hulumtime të përbashkëta të doktorantëve nga cikli i tretë i studimeve.

Gjatë itës së djeshme ministri Jolevski e vizitoi edhe Qendrën për simulime ushtarake kompjuterike, që është një ndër qendrat më bashkëkohore në mesin e vendeve të NATO-s dhe arriti marrëveshje për këmbim të përvojave nga kjo sferë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail