Protestë para Qeverisë për Martin Neshkoskin

Shkup,  5 maj 2015 (MIA) - Para Qeverisë në rrjedhë është protestë e qytetarëve  e cila pasoi pas publikimit të materialeve nga ana e opozitës LSDM për rastin me vrasjen e Martin Neshkoskit. 

Pjesëmarrësit në protesë, të organizuar nga vëllai i Martin Neshkoskit, kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e qeverisë për vrasjen e Neshkovskit, për të cilën Gjykata i caktoi dënim me 14 vjet burg, Igor Spasev, pjesëtar i njësitit policor "Tigra". Protestuesit kërkojnë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski. Një pjesë e pjesëmarrësve kanë qëlluar në drejtim të ndërtesës së Qeverisë me sende të ndryshme. 

Gjatë protestës për një moment një pjesë e pjesëmarrësve i kaluan rrethojat mbrojtëse dhe tentuan që të hynë në Qeveri, por ishin ndaluar nga ana e policisë. Edhe përkundër shtyrjes herë pas here të demonstruesve me policinë deri tani nuk ka pasur incidente më serioze. 

Protesta filloi në periudhën derisa në Qeveri ministrja e Punëve të Jashtme, Gordana Jankulloska mbajti pres-konferencë në të cilën tha se inçizimet i pubikoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev janë të krijuara, të montuara dhe të ngjitura. Ajo vlerësoi se për përfitim politik Zaev e keqpërdori vrasjen e të riut Neshkoski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail