RDK: Këto skenare të orkestruara të përfundojnë me maturi të popullit shqiptar

Shkup, 9 maj 2015 (MIA) -  Kryesia e ngushtë e Rilindjes Demokratike Kombëtare në koordinim me Degën e RDK-së në Kumanovë shpreh shqetësimin më të të thellë për ngjarjet e sotme në qytetin e Kumanovës dhe vlerëson se këto skenare të orkestruara do të përfundojnë me përgjigjen më të mirë për maturi, qetësi, dhe urtësi të popullit shqiptar, i cili njëzëri kundërshton zgjedhjen e dhunës, konfliktit dhe gjakderdhjes si mënyrë të daljes nga kriza e krijuar. 

Këtë e kemi theksuar në vazhdimësi, dhe do të vazhdojmë të mbajmë të njëjtin qëndrim edhe më tutje, për skenar të mundshëm edhe në të ardhmen. Populli shqiptar i Kumanovës dhe Likovës, por edhe popullatës shqiptare në përgjithës, është i përcaktuar për paqe, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlanik, por si duket elementet keqbërëse nuk janë të interesuara për këtë agjendë dhe duke instrumentalizuar grupe të panjohura e të padëshiruara, dëshirojnë skenare të errta për popullin shqiptar. Rilindja Demokratike Kombëtare fton popullin në maturi, të mos bie pre e orkestrimeve të huaja e qëllimkëqija, të cilat nuk shpiejnë askund, por përkundrazi e fusin popullin nëpër labirinthe të vështira me rrugëdalje të vështirë.

Rilindja Demokratike Kombëtare, në koordinim me Degën e saj në Kumanovë u bën thirrje të gjithë kumanovarëve të tregojnë qetësi dhe gjakftohtësi, dhe të mos largohen nga shtëpitë e tyre pa nevojë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail