Në Kumanovë qetë, nuk dëgjohen të shtëna armësh

Kumanovë, 10 maj 2015 (MIA) - Për momentin në Kumanovë është qetë dhe nuk dëgjohen të shtëna të armëve. Janë hapur pjesa më e madhe e dyqaneve në qytet. Ende është e mbyllur korsia në rrugën "Treta makedonska udarna brigada", por në rrugët e tjera komunikacioni po zhvillohet pa pengesa. Vërehet prani policore në shumë pjesë të qytetit.

Të shtëna sporadike nga armë dhe si dhe fluturim të helikopterëve në Kumanovë janë dëgjuar gjatë natës dhe në mëngjesin e sotëm, pas çfarë MPB infomron se ende po vazhdon aksioni për pastrimin e terrenit në suaza të aksionit policor për zmbrapsjen e grupit të armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë. 

Aksioni i policisë filloi dje në mëngjes. Ministria e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska mbrëmë informoi se në aksion pesë policë kanë vdekur, ndërsa mbi 30 janë plagosur, si dhe rreth njëzet nga anëtarët e grupit të armatosur i janë dorëzuara policisë.

Theksoi se grupi i armatosur, siç informoi Jankulloska, ishte sulm i institucioneve strategjike shtetërore në Republikën e Maqedonisë.

Ministrja e Punëve të Brendshme apeloi deri të gjitha partitë politike dhe faktorët shoqërorë të jenë në kulmin e gjendjes me të cilën po përballet shtetit dhe të përmbahen nga provokimet shtesë të cilat mund të çojnë drejt eskalimit të gjendjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail