Pesë të vdekur dhe mbi 30 policë të plagosur në përleshjet në Kumanovë

Shkup, 10 maj 2015 (MIA) - Pesë të vrarë dhe mbi 30 policë të plagosur, informoi mbrmë vonë ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në konferencën për shtyp.

Aksioni policor është në vijim, situata është mjaft e rrezikshme për policët të cilët janë në terren, por, gjithashtu, policia nuk është tërhequr nga asnjëra pikë strategjike, e as nga kufijtë e Republikës së Maqedonisë.

Jankulloska në emrin e saj dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë shprehu ngushëllime për familjet e të vrarëve.

Të gjithë deri në një, krah për krah, theksoi, luftuan kundër një grupi jashtëzakonisht të rrezikshëm, i cili ishte një kërcënim i madh për institucionet shtetërore, por më së shumti për paqen dhe sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë.

Gjashtë, nga policët e plagosur janë goditur me armë zjarri, siç tha, gjatë pastrimit të terrenit, pasi një grup më i madh i palës tjetër vendosën pakusht të dorëzohen.

Mes tjerash, Jankulloska informon se qëllimi i grupit të armatosur ishte sulmi i institucioneve strategjike shtetërore në Republikën e Maqedonisë.

Sipas saj, grupi i armatosur përmes mbështetësve të tij ishte strehuar dhe konfirmuar në "Lagjen e trimave" të Kumanovës, kanë shtruar rezistencë të ashpër madje edhe për 16 orë të plota të shtëna të pandalshme.

Aksioni policor, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ishte mirë i planifikuar, mirë i përgatitur dhe shkëlqyeshëm të udhëhequr.

Në pyetje të gazetarëve nëse ka informacione prej ku ka ardhur grupi i armatosur, Jankulloska theksoi se janë nga një shtet fqinj dhe nga Republika e Maqedonisë.

Në pyetjen për çfarë grupi të armatosur bëhet fjalë dhe nëse ata kanë mbajtur uniforma ushtarake ose civile gjegjësisht kanë pasur ndonjë shenjë, ajo theksoi se në mënyrë shtesë MPB-ja do të informojë në lidhje me të gjitha aspektet sepse, nënvizoi, ende nuk ka evidencë të saktë për strukturën e grupit.

Jankulloska tha se MPB-ja ka pasur informacione për atë sa ditë grupi i armatosur ka qenë i locuar atje, por theksoi, ky është informacion i cili nuk duhet të ndahen me opinionin.

Sipas saj, bëhet fjalë për një aksion jashtëzakonisht të rëndë, ndërsa forcat e sigurimit të RM-së asnjëherë nuk janë përballur me aksion më të rëndë.

Për atë nëse bëhet fjalë për të njëjtin grup nga sulmi i stacionit policor në Gushincë, Jankulloska theksoi se pas përfundimit të identifikimit do të japim informacione në lidhje me këtë pyetje.

Në pyetje të gazetarëve nëse ndjen përgjegjësi, Jankulloska u përgjigj se në momente të tilla më lehtë është që njeriu të ikë nga përgjegjësia në vend se të përballet me situatën dhe të punojë me përkushtim në zbardhjen e plotë të rastit.

Në lidhje me atë nëse situata aktuale politike në vend ka ndonjë lidhje me këto ndodhi, ajo theksoi se kjo që po ndodh në Kumanovë është shumë serioze për dikë që ta shfrytëzojë për pikë ditore politike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail