Gjashtë policë të vdekur në përleshjet në Kumanovë

Shkup, 10 maj 2015 (MIA) - Në aksionin policor në Kumanovë për zmbrapsjen e grupit të armatosur e kanë humbur jetën gjashtë policë.

Siç konfirmuan familjet e tyre bëhet fjalë për Zharko Kuzmanovski (32) nga Bërdenica, Sasho Samoilovski (32) nga Tetova dhe Nenad Serafimovski (28) nga Zubovce, Isamedin Osmani, Boban Ivanoviq dhe Goran Ilievski.

Në aksion janë plagosur edhe tridhjetë policë të cilët janë hospitalizuar në spitalin e Kumanovës dhe në klinikat e Shkupit.

Sipas informacioneve të fundit, në Kumanovë nuk po dëgjohen të shtëna armësh. Është hapur pjesa më e madhe e dyqaneve në qytet. Ende është e mbyllur njëra korsi e rrugës "Treta makedonska udarna brigada", por në rrugët tjera në qytet, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa. Është vërejtur prani policore në shumë pjesë të qytetit.

Të shtëna sporadike nga armët në Kumanovë dhe fluturime të helikopterëve në Kumanovë janë dëgjuar gjatë natës dhe herët në mëngjes, pas çka nga MPB-ja informojnë se ende është në vijim aksioni për pastrimin e terrenit në kuadër të aksionit për zmbrapsjen e grupit të armatosur në "Lagjen e trimave" të Kumanovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail