Në Kumanovë qetë, anulohet mësimi, konfirmohen strehimoret

Kumanovë, 10 maj 2015 (MIA) - Tani më disa orë në Kumanovë nuk po dëgjohen kurrfarë të shtënash. Paraprakisht tre kamionë me rimorkio morën automjete policore në të cilat ishin të dukshme dëmtimet. Dy ekipet e ndihmës mjekësore nga Kumanova ende janë të locuara para "Lagjes së Trimave" dhe vërehet prania e policisë.

Pas aksionit të policisë për zmbrapsjen e grupit të armatosur, shtabi komunal i kizës në Kumanovë sot e obligoi Këshillin e komunës që të sjellë vendim për ndërprerjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme dhe kopshtet deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në qytet.

Në konkludimet veç më të sjella nga seanca e mbajtur gjatë ditës së djeshme, komuna konfirmon edhe strehimore për qytetarët nga "Lagjja e Trimave" në disa lagje tjera të qytetit. Bëhet fjalë për shkollën "Hristijan Todorovski Karposh" në lagjen "Pero Çiço", "Koço Racin", në lagjen Goce Dellçev dhe "11 Tetori".

Komuna hap edhe koll qendra në të cilat qytetarët nga zonat e rrezikuara mund të paraqiten dhe të kërkojnë ndihmë. Numrat janë 031 457 800 dhe 031 475 830.

Shtabi komunal i krizës i porositi këshillit të komunës së Kumanovës të sjell vendim për ndarjen e dy milionë denarëve për këtë situatë.

Shtabi komunal i krizës në bashkëpunim me Kryqin e kuq, drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Qendrën rajonale për konfirmim me kriza, të sigurojë pako me ushqim, prodhime higjienike për qytetarët nga kjo zonë.

Në seancën e shtabit komunal të krizës morën pjesë edhe përfaqësues nga Spitali i përgjithshëm Kumanovë.

"Tërë sektori kirurgjik është në funksionin e të plagosurve nga veprimet luftarake që kanë ndodhur në komunën tonë. Kështu që qytetarët e Kumanovës të cilët kanë nevojë duhet të paraqiten vetëm në Qendrën emergjente në Kumanovë", deklaroi mjeku Stefan Trajanovski kirurg nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës.

Potencoi se në sektorin kirurgjik dyfish janë rritur ekipet dhe personeli teknik. Tha se vazhdimisht janë në koordinim me MPB-në, Ministrinë e Shëndetësisë dhe byronë për ilaçe dhe se i posedojnë të gjitha mjetet teknike materiale për këtë situatë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail