Normalizohet jeta në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Kumanovë, 11 maj 2015 (MIA) - Lëvizje e zakonshme e së hënës është vërejtur sot paradite në Kumanovë dhe lagjen e Trimave. Në mëngjes është hapur edhe një pjesë e tregut të Gjelbër në Lagjen e Trimave të Kumanovës e cila në 28 orët e fundit u mbyll dhe prej ku u bllokuar qasja drejt  rrugës "Tode Mendol" dhe prej ku u evakuua pjesa më e madhe e banorëve lokal.

Qiraxhinjtë e tezgave thonë se edhe krahas situatës që ndodhi në Kumanovë jeta dhe puna duhet të vazhdojnë të zhvillohen normalisht. Janë hapur edhe marketet, si dhe të gjitha barnatoret në lagjen e cila ka mbi 10.000 banorë dhe e cila ishte në qendër të vëmendjes të të gjitha mediave vendore dhe të huaja.

Në rrugën kryesore "Tode Mendol" asgjë nuk tregon se në ditët e fundit u zhvillua luftë e vërtetë e forcave të sigurisë së Maqedonisë dhe një grupi të armatosur. Gjurmë nga përleshjet janë të dukshme në rrugët "Pero Ilievski" dhe "Rushit Shaqrir" ku vërehen plumba, automobil i djegur, një shtëpi e shkatërruar tërësisht, disa shtëpi të cilat pjesërisht apo tërësisht janë shkatërruar, dritare të thyera.... Në këtë pjesë nuk ka energji elektrike.

Ekipet e gazetarëve dhe qytetarëve i vëzhgojnë pasojat nga lufta 28-të orëshe e forcave të sigurisë së Maqeodnisë me grupin e armatosur.

Në qytet ende ka prezencë të policisë, por jo në masë të tillë si në dy ditët e kaluara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail