Mediat greke për ngjarjet në Kumanovë

Athinë, 11 maj 2015 (MIA) - "Tetë policë  humbën jetën në Kumanovë", "Përleshje të përgjakshme në Kumanovë", janë disa nga titujt e mediave greke që dy ditët e kaluara vazhdimisht raportojnë për ngjarjet në Maqedoni.

Në Greqi, në mënyrë korrekte transmetohen edhe deklaratat e kryministritit Gruevski, informacionet zyrtare nga MPB-ja e Maqedonisë si dhe pres konferencat e ministres Jankulloska dhe zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotveski.

Informacionet më të shumta janë nga agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA, e cila rregullisht raporton edhe për reagimet e BE-së, NATO-s dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare.

Tani për tani nuk ka reagime zyrtare nga autoritetet greke, ndërsa pa përgjigje mbetet edhe kërkesa e MIA-s nga MPJ-ja greke për të dhënë koment lidhur me ngjarjet në vendin tonë.

Mediat greke kryesisht  nuk parashtrojnë  teori të tyret për arsyet e përleshjeve në Kumanovë.

"Elefetros Tipos" është një nga gazetat e rralla greke të cilat shmangin komentet megjithatë "përkujtojnë disa fakte që duhet të kihen prasysh". 

"Duke marrë parasysh deklaratat e fundit në Tiranë dhe në Kosovë në dobi të Shqipërisë së Madhe, BE  shpreh shqetësimin e saj të madh dhe kërkon që të shmanget eskalimi i dhunës në rajon. Përkundër kësaj, Ambasada amerikane në Shkup shrehu keqardhje për "policët e dhe qytetarët e vrarë", shkruan gazeta duke shtuar se "autoritetet në Shkup nuk e konfirmuan se ka civilë të vrarë". 

"Elefteros Tipos", gjithashtu përkujton "edhe se në territorin e Maqedonisë dhe të Serbisë planifikohet që të kalojë gazsjellësi rus rrjedha tuke, për të cilin amerikanët kanë kundërshtime", ndërsa në fund e transmeton edhe apelin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për përmbajtueshmëri nga të gjitha palët dhe kërkesën e tij "faktet të hetohen tërësisht".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail