Tridhjetë ditë paraburgim për 30 anëtarët e grupit të armatosur të arrestuar në Kumanovë

Shkup, 11 maj 2015 (MIA) - Gjykata Themelore e Shkupit  30-të të arrestuarve, anëtarë të grupit të armatosur i ka caktuar masë paraburgimi për 30 ditë.

Në Gjykatën  Themelore Shkup -1, në ditën e djeshme, në disa grupe të veçanta  ishin sjellë gjithsej 30 persona të dyshuar për disa vepra penale, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion për caktimin e masës së arrestit. 

Sipas Gjykatës, 18 pjesëtarë,  janë shtetas të Kosovës, 2 pjesëtarë shtetas të Maqedonisë, me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, 9 shtetas të Maqedonisë dhe një tjetër shtetas i Shqipërisë me qëndrim të përkohshëm në Gjermani. Pjesa më e madhe e tyre kanë deklaruar se në Maqedoni kanë hyrë në rrugë ilegale. 

Të gjithë 30 personat janë me propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit nga Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion. 

Të dyshuarit akuzohen për vepra penale ‘rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë’ dhe ‘Bashkëpunim për pjesëmarrje në vepër penale’ ndërsa një pjesë e grupit akuzohet edhe për vepër penale“ prodhim të paligjshëm, posedim dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese".

Prokurori përgjegjës nga Zyra e Prokurorit Publik për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka kryer të gjitha hetimet në vendin e ngjarjes në Kumanovë, në lagjen e Trimave dhe ka mbledhur prova të cilat konsiderohen  të jenë të  dobishme  në procedurën e mëtutjeshme hetimore. Prokurori përgjegjës gjithashtu ka lëshuar një dekret për autopsi të të gjithë personave të vdekur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail