Maqedonia në faqet e para të shtypit francez

paris, 11 maj 2015 (MIA) - Incidenti i armatosur në Kumanovë u gjend në faqet e para dhe në lajmet kryesore të mediumeve franceze, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

"Tensionim i vërtetë në Maqedoni", thuhet në faqen e parë të njërës ndër gazetat më të lexuara rajonale "L'est Republikan", duke folur për gjendjen në Maqedoni, që sipas saj ishte stabilizuar.

"Le Mond"-i parisien në fawet e brendshme përpiqet ta analizojë gjendjen nën titullin "Përleshje të ashpra në Maqedoni" - në luftimet ndërmjet forcave të rendit dhe grupit të paidentifikuar të armatosur jetën e humbën 22 persona. Bilanci nga përleshjet është i ëndë: tetë të vdekur tek forcat e rendit dhe 37 të plagosur, 14 sulmues të vrarë. gazeta prestigjioze parisiene transmeton se përgjegjësinë për konfliktin me forcat e rendit e ka marrë UÇK, por kjo nuk është konfirmuar.

"Figaro" dhe "Liberasion" shkruajnë se NATO dhe BE janë të brengosura pas ngjarjeve të fundit në Kumanovë, më pas të gjitha mediumet i transmetojnë lajmet e agjencive apo raportet e korrespondentëve të tyre nga rajoni për rrjedhën e konfliktit.

Kanali televiziv evropian "Euronjus", sjell edhe rdëshmi të kumanovarëve të cilët shprehin dyshim ndaj versionit zyrtar të ngjarjes.

Përndryshe në të gjitha mediumet ceket se Maqedonia tashmë dhjetë vite pret të fillojë negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se kriza e fundit në Kumanovë vjen në kontekst të krizës ekzistuese politike me aferat "Puç"-i dhe përgjimet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail