Përfaqësuesit e Shtabit të krizës, të Kryqit të Kuq dhe deputetët për vizitë në Lagjen e Trimave

Kumanovë, 12 maj 2015 (MIA) - Përfaqësuesit e Shtabit komunal të krizës, të Kryqit të Kuq dhe deputetët sot i vizituan qytetarët e Lagjes së Trimave të Kumanovës, ku u zhvillua aksioni policor për zmbrapsjen e grupit të armatosur.

Banorët e disa rrugëve nga kjo lagje ende janë të strehuar te familjarët dhe miqtë, por vijnë të shohin si është gjendja me shtëpitë e tyre.

Autoritetet komunale i sigurojnë se do të marrin ndihmën e parë, por edhe ndihmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e cila mori vendim për dëmshpërblimin e banorëve dhe vendim për ndihmën e parë dhe ndihmë për pagesën e qirasë për më të goditurit. Banorët e lagjes shprehën kënaqësi nga vendimet e sjella.

Në këto rrugë të "Lagjes së Trimave" ende nuk ka energji elektrike, përderisa në pjesën tjetër po funksionohet normalisht.

Për vizitë te banorët, sot ishin edhe deputetët e BDI-së nga rajoni Likovës së Kumanovës, midis të cilëve edhe Rexhail Ismaili, por edhe kryetari i komunës së Strugës Zijadin Sela.

Edhe Kryqi i Kuq komunal sot është në "Lagjen e Trimave" dhe zbaton aksion në ndarjen e pakove humanitare. Sekretari i organizatës komunale të Kryqit të Kuq, Ile Mitkovski, informoi se në vijim është ndarja e pakove për 110 familjeve. Kryqi i Kuq distribuon pako me ushqim, prodhime higjienike, detergjente, mjete për dezinfektim dhe ujë.

IK Qendra për kulturë "Trajko Prokoliev" sot informoi se janë anuluar të gjitha aktivitetet programuese të parapara që të mbahen më 20 maj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail