MPJ e Turqisë: Dënojmë çdo akt dhune në Maqedoni

Ankara, 12 maj 2015 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare për ngjarjet e fundit në Kumanovë, në Maqedoni, duke shprehur keqardhjen për viktimat dhe duke dënuar ashpër aktet e dhunës, transmeton Anadolu Agency.

"Ne shprehim thellësisht keqardhjen tonë për 8 policët që humbën jetën dhe ku mbi 40 policë të tjerë që u plagosën në konfliktet e ndodhura më 9-10 maj në Kumanovë mes forcave të policisë dhe disa personave të armatosur të cilët përcaktohet se kanë lidhje me grupin i cili ndërmori sulmin e armatosur më 21 prill 2014 ndaj një komisariati të policisë në fshatin Goshincë në komunën e Likovës në Republikën e Maqedonisë".

Sipas deklaratës, Turqia kundërshton çdo lloj akti të dhunës dhe terrorist pa dallim dhe dënon ashpër këto akte të dhunës.

"Nga ana tjetër, vendi ynë shpreson që tensionet politike të cilat janë në vazhdim për një kohë në Republikën e Maqedonisë të zgjidhen në kuadër të rregullave demokratike, në kuadër të sundimit të ligjit dhe përmes dialogut dhe gjithashtu shpreson që të mos dëmtohet ekuilibri mes grupeve ndëretnike dhe paqja e brendshme e siguruar në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit arritur më 2001”- thuhet më tej në reagim.

Në këtë kontekst, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, duke përfshirë edhe bashkatdhetarët si qytetarë të Maqedonisë shprehet se beson se edhe të gjitha partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile do të veprojnë me ndjenja e përbashkët dhe do të veprojë duke respektuar ligjin dhe parimet demokratike dhe nuk do të lejojnë iniciativat për prishjen e paqes së brendshme dhe përpjekjet për të minuar paqen.

"Me këtë rast, duam të theksojmë edhe një herë se vendi ynë mbështet integritetin territorial, unitetin politik dhe mbështetjen e fortë për orientimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë e cila ndodhet në marrëdhënie të rrënjosura të miqësisë dhe vëllazërisë që vijnë nga historia"- përfundon reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme e Turqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail