BDI bashkëndjen me qytetarët e Kumanovës, me rëndësi që nuk ka viktima në mesine civilëve

Shkup, 12 maj 2015 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një kumtese për mjetet e informimit, dëshirojnë të përcjellin edhe njëherë keqardhje të thellë për situatën në të cilën kaluan qytetarët e Kumanovës, veçanërisht banorët e Lagjes së Trimave. 

"Ajo çfarë është me rëndesi në këtë moment është fakti se nuk ka viktima  civile, që ishte brenga jonë më e madhe. Këtë lajm të mirë e konfirmuam edhe gjatë vizitës tonë në lagjen e përfshirë në konflikt", thuhet në kumtesën e BDI-së.

Në të njëjtën kohë, përshëndesin qëndrimin e matur dhe vetëpërmbajtjen e qytetarëve të Kumanovës, të cilët në momente më kritike treguan gjakftohtësi dhe qetësi, duke u përballur mençurisht me klimën e tensionuar dhe rrethanat e jashtëzakonshme, thuhet në fund të kumtesës së BDI-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail