Zaevi u takua me ambasadorët

Shkup, 12 maj 2015 (MIA) - Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në takimin e sotëm me ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së në selinë e partisë shprehu brengosjen për kapacitetin e institucioneve në sistemin për ballafaqim me sfidat aktuale, dhe e theksoi nevojën për kthimin e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Kthimi i institucioneve demokratike në Maqedoni është i mundshëm, siç ka theksuar Zaevi, vetëm me largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski me çka, sipas tij, do të krijohen kushte të opozita të punojë në mënyrë institucionale. "Porosia kryesore e protestës mbipartiake paqësore më 17 maj do të jetë dorëheqja e Gruevskit dhe largimi nga politika, stabilizimi i sigurisë së Maqedonisë dhe prosperitetet e saja, ka thënë Zaev në takimin ku ka marrë pjesë edhe nënkryetarja Radmilla Shekerinska dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski.

Diplomatët, siç theksohet në kumtesën e LSDM-së i kanë përshëndetur angazhimet e partisë për protesta të qeta qytetare, si dhe hapat në drejtim të bashkëjetesës ndëretnik, inkluzivitetit, stabilitetit dhe sigurisë në Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail