Ngjarjet në Maqedoni edhe më tej top tema në mediat franceze

Paris, 13 maj 2015 (MIA) - Ngjarjet në Maqedoni edhe më tej janë mes top-temave në mediat franceze, të cilat përqendrohen në "lëshimet" e para të pushtetit, siç shkruan "Le Mond"-i parizien, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

"Qeveria e Maqedonisë i bëri lëshimet e para. Ministrja e Punëve të Brendshme dhe ministri i Transportit, si dhe shefi i shërbimit sekret, kanë dhënë dorëheqje më 12 maj pas dhunës e cila fundjavën e kaluar i konfrontoi  forcat e rendit me një grup të armatosur me origjinë shqiptare dhe në të cilën humbën jetën 22 persona në Kumanovë, shkruan "Le Mondi" parizien.

Me këtë rast gazeta më prestigjioze franceze, duke iu referuar Ajencisë Informative të Maqedonisë - MIA informoi për dorëhqejen e  ministres së Punëve të Brendshme dhe ministrit të Transportit, si dhe shefit të shërbimit sekret, i cili e ka marrë këtë vendim, siç theksohet "në interes të Maqedonisë me qëllim që të zgjidhet kriza politike".

Sipas kërkuesve në internet, në lidhje me ngjarjet në Maqedoni në mediat frankofone (ueb portale, gazeta radio dhe tv stacione) janë publikuar rreth 500 artikuj për Maqedoninë në 24 orët e fundit.

Në to mbisundon shqetësimi i shprehur i Bashkimit Evropian dhe NATO-s nga druajtjet se mund të shpërthejë konflikt i ngjashëm me atë të vitit 2001.

Në disa media për neutralizimin e grupit të armatosur nga Kumanova, kualifikimi "grupi terrorist" është vendosur nën thonjëza, me shpjegimin se askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Por, në artikullin e "Le Mond" theksohet se të shtunën është publikuar komunikatë për opinionin në gjuhën shqipe se luftën kundër forcave të rendit të Maqedonisë e kanë udhëhequr pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Shqiptarëve nga Maqedonia (UÇK), e cila zyrtarisht është shpërbërë.

"Le Mond" artikullin e saj e përfundon me konstatimin se gjyqësia e Maqedonisë ka akuzuar për terrorizëm 30 persona, 18 nga të cilët janë kosovarë, të cilët janë arrestuar gjatë përleshjeve.

Në më shumë ueb faqe mund të gjenden seri reportazhe fotografike të bëra në Kumanovë pas përleshjes së armatosur, si dhe video reportazhe. Një pjesë e mediave franceze i transmetojnë edhe akuzat e opozitës së Maqedonisë se me ngjarjet në Kumanovë, defokusohet vëmendja nga kriza e brendshme politike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail