Parlamenti Studentor i USHT-së filloi aksionin humanitar nën moton "Me Kumanovën"

Tetovë, 14 maj 2015 (MIA) - Nën moton "Me Kumanovën", Parlamenti Studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës gjatë ditës së djeshme e filloi aksionin humanitar për t’u dalë në ndihmë banorëve të Kumanovës, të cilët pësuan nga përleshja e armatosur më 9 dhe 10 maj, në "Lagjen e Trimave".

Siç theksohet në kumtesë, iniciativës së parlamentit studentor të USHT-së iu bashkëngjitën drejtuesit e USHT-së, rektori Vullnet Ameti, sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini, administrata e Rektoratit, administratat e fakulteteve, stafi akademik dhe studentët e USHT-së. 

Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Ardian Bilalli theksoi se qëllimi i këtij aksioni humanitar është që sado pak edhe ne studentët të kontribuojmë në grumbullimin e mjeteve financiare për banorët e Kumanovës, të cilët fatkeqësisht nga konflikti që u zhvillua në "Lagjen e Trimave", përjetuan ditë të vështira, pasi përveç viktimave që pësuan, u shkaktuan edhe shumë dëme të mëdha materiale nëpër shtëpitë e tyre.

"Duke pasur parasysh faktin se në vendin që u zhvilluan përleshjet e armatosura, respektivisht në 'Lagjen e Trimave', jetojnë shumë kolegë tanë, pra studentë të fakulteteve të ndryshme të USHT-së, por dhe shumë familje shqiptare, ne si studentë vendosëm që të ndajmë dhimbjen bashkë me ta dhe në këto ditë të vështira, të solidarizohemi me ata dhe t’i ndihmojmë me mundësitë tona", shprehet  Bilali.

Ai i falënderoi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar me të holla deri më tani dhe shpresoi se edhe ditëve në vijim interesimi për t’i ndihmuar banorët e Kumanovës do të rritet.

"Apeloj deri tek studentët, profesorët dhe të gjithë qytetarët që janë të interesuar të ndihmojnë me mjete financiare, që ditëve në vijim të vijnë në hapësirat e fakulteteve të USHT-së dhe të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi, pasi që tani më, të gjithë solidarizohen me Kumanovën dhe njëherit Ju shprehim ngushëllime të gjithë qytetarëve të Kumanovës, përkatësisht qytetarëve të 'Lagjes së Trimave', për tmerrin që përjetuan fundjavën e kaluar", tha kryetari i PS-USHT-së, Ardian Bilalli.

Nga Parlamenti Studentor i USHT-së theksuan se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, dhe do të ketë pika grumbullimi nëpër hapësirat e të gjithë fakulteteve të USHT-së, thuhet  në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail