Gruevski: Jemi të gatshëm për dialog për çështje të rëndësishme për vendin

Jemi të gatshëm të punojmë për vendosjen e dialogut, ku do të shqyrtohen çështjet e rëndësishme për vendin, deklaroi sot kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski pas takimit të liderëve, vazhdimi i të cilit është përcaktuar për të hënën.

"Sot kishim bisedime kryetarët e katër partive të cilët kanë mbështetjen më të madhe të qytetarëve dhe miratuam deklaratën për mbajtjen e protestave të qeta ose tubimeve tjera. Biseduam edhe për tema tjera. Kishte ide të ndryshme dhe propozime. Dhe në fund u dakorduam të takohemi edhe një herë të hënën, në orën 13:30", tha Gruevski.

Kryeministri tha se nuk mendon të jep dorëheqje, siç kërkon opozita, ndërsa në pyetjen gazetareske nëse do të ketë dorëheqje tjera të anëtarëve të Qeverisë, tha se tani për tani nuk ka diçka të tillë.

Për atë nëse takimi i sotëm ishte i suksesshëm ose jo i suksesshëm tha se është vështirë të cilësohet.

"Nëse dëshironi të shihni përmes deklaratës mund të interpretohet se ishte i suksesshëm, por nëse shohim për punë tjera mund të interpretohet se ishte i pasuksesshëm. Është herët të jepen kualifikime për këtë", tha Gruevski.

Në takim morën pjesë liderët e katër partive më të mëdha politike në vend VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH-së, si dhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav si vëzhgues.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail