Rrugë të bllokuara dhe prani e rritur e policisë në Kumanovë

Kumanovë, 15 maj 2015 (MIA) - Një pjesë nga rrugët në Kumanovë prej mbrëmë jam bllokuar për komunikacion. Është vërejtur prani e rritur e policisë në rrugët "11 Tetori" dhe "Todor Velkov" në qendër të Kumanovës.

Në këtë pjesë të qytetit gjenden shumë objekte kyçe, institucione shtetërore dhe lokale.

Të punësuarit në institucionet të vendosura në rrugën "11 Tetori" konfirmojnë se gjenden në vendet e tyre të punës dhe se puna zhvillohet pa pengesa.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski për MIA-n informon se ndërmerren masa për siguri në Kumanovë.

Fundjavën e kaluar në lagjen e Kumanovës "Lagjja e Trimave" policia zbatoi aksion për shpërbërjen e një grupi të armatosur. Në aksionin 28 orësh u vranë 14 persona nga grupi i armatosur, 30 u arrestuan dhe për to u caktua paraburgim 30 ditor dhe është filluar procedurë hetuese. Gjatë aksionit e humbën jetën 8 policë, ndërsa 37 u lënduan. Komisioni i përbërë prej përfaqësuesve të Qeverisë dhe Komunës së Kumanovës filloi vlerësimin e dëmeve të shtëpive të banorëve në "Lagjen e Trimave" e cila u evakuua në aksion. Qeveria paralajmëroi mbulim 100 për qind të dëmeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail