Në Kumanovë qetë, janë bllokuar dy rrugë dhe është rritur prania policore

Kumanovë, 15 maj 2015 (MIA) - Në Kumanovë është qetë. Një pjesë e rrugëve prej mbrëmë janë bllokuar për komunikacion dhe dukshëm është rritur prania policore në qendrën e qytetit. Në këtë pjesë të Kumanovës janë të vendosura shumë institucione, shtetërore dhe komunale, të cilat funksionojnë pa ndërprerë. Gjykata dhe komunat punojnë, ndërsa qytetarët lëvizin në normalisht.

Kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski pasdite apelon deri te MPB-ja sa më shpejtë të dalë me informata zyrtare që të mos përhapen spekulime dhe konstruksione për praninë  e rritur policore dhe rrugët e bllokuara në Kumanovë.

Damjanovski në konferencën për shtyp informon se pas mesnate në qytet janë bllokuar dy rrugë për shkak të së cilës komuna gjatë gjithë kohës merr lajmërime nga qytetarë me pyetje se çka ndodh. Pas kontakteve me MPB-në,  kryetari i komunës ka marrë informata se bëhet fjalë për masa të përforcuara të sigurisë, por nuk janë dhënë detaje.

"Pas përfundimit të veprimeve të fundjavës së kaluar, nuk ka pasur bllokada, qyteti ishte i hapur, ndërsa tani kemi siguri të përforcuar", tha Damjanovski. E lus MPB-në sa më shpejtë të dalë me informata për opinionin e Maqedonisë dhe para se gjithash për opinionin e kumanovar,  të japë sqarime se çka ndodh në qytet", tha Dajmanovski.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski paradite për MIA-n ka informuar se ndërmerren masa për sigurinë në Kumanovë.

Fundjavën e kaluar në Lagjen e Trimave të Kumanovës policia ka pasur aksion  për zbulimin e grupit të armatosur. Në aksionin 28 orësh ishin vrarë 14 persona të armatosur, 30 ishin arrestuar dhe për to është caktuar paraburgim 30 ditësh  dhe është filluar procedurë hetuese. Në rrjedhë të aksionit humbën jetën 8 policë, ndërsa 37 ishin lënduar. Komisioni i përbërë nga përfaqësuesit e Qeverisë dhe të komunës së Kumanovës filloi vlerësim të dëmeve në shtëpitë e popullatës në Lagjen e Trimave e cila ishte evakuuar në aksion. Qeveria paralajmëroi mbulim të tërësishëm 100 për qind të dëmeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail