Tubim popullor i VMRO-DPMNE-së

Shkup, 18 maj 2015 (MIA) - Me moton "Maqedonia e fuqishme!" sonte para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë tubim popullor do të mbajë VMRO-DPMNE dhe partitë e koalicionit "Për Maqedoni më të mirë".

"Me tubimin për përkrahje të Maqedonisë, pas të cilit qëndron VMRO-DPMNE do të tregojmë se ky shtet ka popull me kurriz të ngritur dhe nuk  do të lejojë askush nga jashtë, me instrument dhe poltron në interesat e të tjerëve ta prish shtetin, ta prish pushtetin e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe të zbatojë skenare tjera", deklaroi lideri i   VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Nikolla Gruevski në intervistë para dy ditëve.

Në tubim, të cilin e organizon VMRO-DPMNE-ja, koalicioni Për Maqedoni më të mirë, ashtu siç tha Gruevski, do të shprehet përkrahje e shtetit në këto momente të vështira,  për të gjithë të cilët luftojnë për Maqedoninë, për forcat siguruese, për të gjitha forcat të cilat i japin përpjekje Maqedonisë për dalje nga ky proces,  të përfundojë kjo krizë dhe të vazhdohet nëpër shtigjet e përparimit,  në hapjen e vendeve të reja të punës,  në rritjen e rrogave, të pensioneve, të ndihmës sociale, nëpër shtigjet e përkrahjes së fuqishme të bujqve.

Në thirrjen e VMRO-DPMNE-së për tubimin, thuhet se, partia do të luftojë për Maqedoni të zhvilluar ekonomikisht, stabile dhe të fuqishme dhe nuk do të lejojë për shkak të asnjë interesi partiak ose personal shteti të futet në drejtim, i cili  është në dëm të çdo qytetari të Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail