KE kërkon që liderët në Maqedoni të vazhdojnë me dialogun

Bruksel, 18 maj 2015 (MIA) - Bashkimi Evropian  me vëmendje i ndjek ngjarjet në Republikën e Maqedonsë dhe i inkuarjon liderët politikë të vazhdojnë me dialog edhe përkundër asaj që dy takimet e para  të katërshes kryesore të vendit nuk patën progres.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s ng Brukseli, zëdhënësja e Komsionit Evropian Maja Koçijançin, rekomandoi se është e rëndësisishme që protestat e djeshme të opozitës LSDM kaluan pa incidente. 

"Bashkimi Evropian i ndjek ngjarjet në vend me vëmendje, si dhe demonstratat e djeshme që u mbajtën në Shkup. Është e rëndësishme që njerëzit mundet  në mënyrë të lirë të qëndrimet e tyre. BE-ja e theksoi rëndësinë e dialogut konstruktiv midis liderëve politikë, që  ishte në takimin që u mbajt të enjten dhe që dha një përkrahje të bashkuar të vlerave demokratike. Ne i inkurajojmë liderët që të vazhdojnë me dialogun", rekomandon Kocijançiç në deklaratë për MIA-n. 

Gjatë ditës së nesërme, eurokomisari i negociatave për zgjerim, Johanes Han, në Strasburg do të takohet me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski si dhe me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, me qëllim që të tentojë që të qartësojë kundërshtarët politikë me qëllim tejkalimin e situatës politike në vend.

Për këtë detyrë, Han sonte u inkurajua edhe nga ministrat e punëve të jashte të vendeve anëtare të BE-së, që në kuadër të Këshillit të punëve të jashtme të Unionit mbajtën takim të shkurtër edhe për situatën politiko-të sigurisë në Maqedoni edhe u dakorduan hollësisht edhe një herë ta shqyrtojnë këtë çështje në qershor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail