Gruevski. Maqedonia nuk dorëzohet, populli është përgjigje e të gjitha skenareve

Tre muaj e gjysmë jemi nën sulme të ashpra  për të cilat heshtim dhe pritëm që të kalojë. Kjo që po ndodh është dikaturë e pakicave politike dhe gjendje e imponuar psikologjike. Jemi para një sfide të ballafaqimit me njëri-tjetrin. Por mjaft më. Ka ardhur koha që Maqedonia të flasë dhe sonte jam i detyruar që të them të vërtetën", tha  lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimin e sotëm popullor para Kuvendit të RM-së të titulluar "Maqedonia është e fortë".  

"Maqedonia nuk është Nikolla Gruevsi dhe Zoran Zaevi. Kjo është Maqedonia. Ky popull, Ju, është përgjigja më e  mjirë për të gjithë skenaristët të cilët fuqimisht besojnë se do na thyejnë, se do të na gënjejnë me inçizime të prera, të ngjitura dhe të gënjeshtra, se do të na gënjejnë me banda terroriste, se do të gjynjëzohemi, se do të dorëzohemi. Por sot e morën përgjigjen.  Maqedonia nuk dorëzohet, Maqedoia është e fuqishme", tha Gruevski.

Për oponentin e tij Zev, tha  se në mënyrë naive ka besuar dhe ka folur se për tre ditë do të largohen me koka të ulura. "Ja ku jemi sot, tre muaj e gjysmë ,  tre ose katër herë më të numërt se dje. Të bashkuar si asnjëherë, të fortë, të vendosur deri në fund. I rekomandojmë  se nuk tërhiqemi. Nuk do të nënshkrohemi, nuk dorëzohemi. Maqedonia është e vendosur. Maqedonia përsëri fiton. Ne fitojmë", tha Gruevski.  

Tubimi sonte filloi me një minutë heshtje në nder të tetë policëve të cilët humbën jetën në aksionin në Kumanovë.

Në tubim u lexua deklarata e Asamblesë Parlamentare të KE-së në të cilën dënohet rasti "Puç" dhe përpjekja për marrjen e dhunshme të pushtetit dhe përgjimin joligjor si dhe deklarata për mbështetjen e qeverisë nga politikanë dhe parti në Evropë, në mesin e të cilave edhe e Zhozef Doll, kryetar i Partisë Popullore Evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail