Gruevski u drejtua dhe mori pjesë në debatin e EPP-së në Parlamentin Evropian

Strasburg, 21 maj 2015 (MIA) - Në kuadër të vizitës në Strasburg, kryeminsitri i Maqedonisë dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dje pati fjalim dhe mori pjesë në diskutimin e grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian.

Ai mori pjesë në koordinimin e tyre dhe u përgjigj në disa pyetje të deputetëve të pranishëm. Kryeminsitri Gruevski i arsyetoi pozitat dhe pikëpamjet e Republikës së Maqedonisë lidhur me disa tema aktuale dhe çështje strategjike të shtetit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Kryeminsitri Gruevski theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në aleancën e NATO-s paraqet përcaktim të padyshimtë strategjik të shtetit dhe po punoht intensiisht në realizimin e reformave të mëtutjeshme të cilat do ta avncojnë procesin dhe do ta ngrejnë atë në nivel më të lartë.

Gruevski theksoi se po ndërmerren masa në disa sfra shoqërore, qëllimi përfundimtar i të cilave është përmbushja e kritereve të projektuara, përmirësimi i cilësisë së punës dhe mundësimi i përparimit të jetës dhe standardit të qytetarëve. Theksoi se vëmenje e posaçm u kushtohet edhe reformav ekonomike të cilat janë element i rëndësishëm në realizimin e qëllimit për jetë më cilësore të qytetarëve.

Kryeminsitri Gruevski pati takim edhe me sekretarin e përgjithshëm të Partisë popullore evropiane, Antonio Lopez-Isturic, si dhe me nënkryetarin e EPP-së dhe anëtar i Parlamentit evropian, Jacek Sariush Vollski.

Në takime, ai theksoi se në drejtim të realizimeve të interesave strategjike është e mirëseardhur dhe e rëndësishme mbështetja nga të gjithë miqtë dhe partnerët e Republikës së Maqedonisë të cilët haptazi i mbështesin integrimet euroatlantike. Kryeminsitri Gruevski u falënderua për angazhimin aktiv edhe të Partisë popullore evropiane për përparim të procesevetëmrëndësishme për Republikën e Maqedonisë.

Partia popullore evropiane është partia më e madhe politike në nivel evropian, dhe me grupin më të madh në Parlamentin evropian. Ajo është partia më e madhe dhe më  m ndikim në disa nivele vendimmarrëse në BE.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail