Ahmeti për "Katimerini": Anëtarësimi në NATO ul tensionet ndëretnike

Athinë, 22 maj 2015 (MIA) - Derisa ka zgjatur konflikti në Kumanovë mes një grupi të armatosur dhe forcave policore, ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, tani kryetar i BDI-së Ali Ahmeti, ka negociuar me këtë grup të strehuar në Kumanovë. 

Ata kanë kërkuar nga Ahmeti që të ndërmjetësojë dhe më pas të largohen, por ai u ka thënë se nuk mund t'ju hap korridor, se duhet vetë ata të mendojnë një zgjidhje tjetër dhe pastaj ata kanë kërkuar të dorëzohen.

Kështu e ka nisur tekstin e vet, gazeta greke "Katimerini" duke përcjell bisedën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, dedikuar zhvillimeve të fundit në Maqedoni.

Siç transmeton Zhurnal.mk, gazetari grek Stavors Ximas, ka marrë përgjigje madje nga kryetari i BDI-së Ahmeti se nuk ekzistojnë plane për Shqipëri të Madhe, ndërsa kur Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, atëherë do ulen tensionet.

Ahmeti ka thënë se ndodhitë në Kumanovë janë rezultat i pasigurisë rreth ardhmërisë euroatlantike të vendit dhe kjo u jep mundësinë apo justifikimin disa grupeve të shkaktojnë incidente. 

"Ndodhitë në Kumanovë duhet të rishqyrtohen me pjesëmarrje të organizatave ndërkombëtare, ndoshta edhe të NATO-s", deklaroi Ahmeti për gazetën greke "Katimerini". 

I pyetur nëse incidenti mund të reflektohet në marrëdhëniet ndëretnik, pra midis dy bashkësive etnike në vend, Ahmeti u përgjigj:

"Jam i bindur se tensionet do të ulen sapo Shkupi të bëhet anëtare fuqiplotë e NATO-s. Pasiguria dhe mungesa e paqartësisë në integrimet si dhe në përkushtimin e qëllimeve strategjike, shkaktojnë pasiguri edhe tek shqiptarët. Ftoj vendet fqinje të marrin parasysh stabilitetin në rajon dhe të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë me konstruktivitet mbi gjitha çështjet e hapura...", tha Ahmeti. 

Madje lideri i BDI-së Ahmeti ka thënë se Shqipëria e Madhe nuk është projekt i shqiptarëve.

"I jemi përkushtuar Evropës së madhe me kryeqytetin e Brukselit, ku të gjithë, shqiptarë, grek, serb, gjerman dhe të tjerë do të jetojmë mirë", ka sqaruar Ahmeti, duke shtuar se të gjithë duhet të angazhohen në zgjidhje politike, të vazhdohet me reformat rekomanduar nga KE dhe të intensifikohet dialogu me Athinën që të hapet rruga për paqe të përhershme, stabilitet dhe siguri, jo vetëm këtu por edhe në gjithë Ballkanin perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail