Mediumet greke sulmuan krahun radikal të SYRIZA-s për shkak të Maqedonisë

Athinë, 22 maj 2015 (MIA) - Tendenca komuniste e SYRIZA-s, e cila përfaqëson krahun më radikal, marksist të partisë, është nën sulmin e medieve greke, për shkak se vendin tonë e quajti Maqedoni.

Gjegjësisht, në faqen e saj të internetit, ku ajo publikon lajme në lidhje me ngjarjet dhe protestat në Maqedoni, tendenca komuniste e SYRIZA-s përdor emrin tonë kushtetues.

"Shkupjanët si duket gjetën një aleat të papritur për çështjen e emrit në vendin fqinj, edhe atë në tendencën komuniste të SYRIZA-s", shkruajnë botimet online të disa medieve greke, duke shtuar se edhe pse bëhet fjalë për përkthim të tekstit, por "gabimi me emrin duhet korrigjuar".

Sipas tyre, "pranimi i termit 'Maqedoni' nga ana Tendencës komuniste të SYRIZA-s krijon fotografi kaosi të situatës që mbizotëron në partinë në pushtet. Posaçërisht pasi ky komponen i SYRIZA-s, mund të zgjedh anëtarë të Komitetit Qendror".

Ndërkohë, partia greke në pushtet SYRIZA, lëshoi ​​një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni, në të cilën e shprehu "qëndrimin e fortë mbi nevojën për paqen dhe stabilitetin në rajon".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail