Përfundojnë aktivitetet e projektit shkollor të EVN-së 2014/2015

Shkup, 22 maj 2015 (MIA) -  Grupet e gjelbërta energjetike të formuara në 12 shkolla fillore si pjesë e Projektit shkollor të EVN Maqedoni garuan me dituritë e thithura në finalen e kuizit për fëmijë për efikasitetin energjetik i cili u mbajt në Strugë. Në kuizin u rrumbullaksuan aktivitetet e Projektit shkollor të EVN Maqedoni për vitin 2014/2015.

Fituesit e garimit janë pjesëmarrësit e shf. "Dimitar Makedonski"- Shkup, Lisiçe, vendi e dytë e morrën shf. "Petar Pop Arsov" nga Karposhi, Shkup, ndërsa vendin e tretë iu nda pjesëmarrësve të shf "Jonçe Smugreski"- Obrashan, Krivogoshtan. Fituesit morrën dhurata edukative me vlerë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve iu dhuruan dhurata nga EVN Maqedoni.

Në kuizin morrën pjesë 60 fëmijë të cilët gjatë vitit shkollor mësuan se si të shfrytëzojnë me mençuri energjinë elektrike dhe si përmes mësimit nëpër kampanjat lokale ta përcjellin tek komuniteti lokal.
Lojërat e kuizit ishin të përgaditura nga një grup prej 20 nxënësve të shkollës së mesme të cilët përmes kuizit morrën pjesë në disa ditë në shkollën verore.

Projekti shkollor i EVN Maqedoni implementohet që tetë vite dhe deri më tani ka mbuluar afër 300 shkolla fillore nga të gjith komunat e Maqedonis. Procesi edukativ e kanë kaluar më shumë se 40.000 pjesëmarrës. Në katër vitet e fundit janë themeluar seksione të ashtëquajtura klubet e gjelbërta energjetike në më shumë se 50 shkolla. Projekti implementohet në partneritet me shumë organizata si: Konekt, Qendra për efikasitetin energjetik në Maqedoni (MACEF), Këshilli Rinor Ohër, Korrja e dijës nga Ohri dhe Plenetum nga Strumica.

Aktivitetet e projektit do të vazhdojnë dhe në vitin tjetër shkollor, me dituri të reja dhe pjesëmarrës të rinjë, ku pjesëmarrësit e tanishëm do të bëhen gjeneratat e ardhshme për shfrytëzimin e ndërgjegjshëm të energjisë elektrike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail