Shoferi ka tentuar ta shkelë këmbësorin në drejtimin rrugor Gjevgjeli-Shkup

Shkup, 22 mars 2015 (MIA) - Nëpunësit policor dje rreth orës 15:45 janë sulmuar dje në drejtimin rrugor Gjevgjeli-Shkup, afër vendit të quajtur "Çeshme" gjatë tentimit që ta ndalojnë dhe kontrollojnë automobilin e udhëtarëve të llojit "audi" me targa të Shkupit dhe "BMW", gmithashtu me targa të Shkupit.

Siç informon MPB, vozitësi i automjetit "audi" ka tentuar t'i shkelë, pas çka, me shpejtësi të madhe është nisur drejt Velesit. Njëri nga nëpunësit policor, duke iu shmangur oditjes, derisa ka rënë, ka gjuajtur një plumb në ajër nga arma automatike.

Rreth orës 16:30, automobili "audi" është gjetur në autostradën Gjevgjeli-Shkup, afër qarkores në fshatin Karaslari. Në automjet janë gjetur gjurmë të gjakut dhe plotësisht do të kryhet ekspertiza.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Veles. Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe inspektorët nga Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionle të cilët janë të kyçur në ndriçimin e rastit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail