Në dispozicion çmimet për blerje dhe shitblerje të patundshmërive

Shkup, 22 maj 2015 (MIA) - Agjencia për Kadastër të Patundshmërive prej sot për GIS portalit (gis.katastar.mk) në ueb faqen e tij i publikon çmimet e të gjitha shitblerjeve dhe blerjeve të përshkruara në regjistrin e çmimeve dhe qirave.

Në dispozicion janë informacione për numrin e transaksioneve të geo lokacioneve të caktuara, cili çmim është arritur, për cilin lloj të patundshmërive bëhet fjalë, cila është kuadratura e patundshmërive që ka qenë në qarkullim, për cilin lloj të transaksionit bëhet fjalë dhe data kur është kryer.

Me këtë projekt, sipas drejtorit të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive Sllavçe Tërpeski, tregu i patundshmërive në Maqedoni bëhet transparent. tejkalohet problemi me sasi të pamjaftueshme të të dhënave dhe informacioneve për çmimet për shkak se janë shfrytëzuar të dhëna të pasigurta dhe jozyrtare.

Për dy muaj nga vendosja e Regjistrit të çmimeve dhe qirave janë përpunuar mbi 5.000 transaksione.

Sipas statistikës nga Regjistri, më së shumti transaksione të patundshmërive dhe blerjeve ka në Shkup. Transaksioni më i lartë në dy muajt e fundit ka ndodhur në territorin e Ohrit, në vlerë prej 74.261.000 denarë, gjatë shitblerjes së objektit prej 6.751 metra katrorë. Në Ohër çmimi mesatar i një metër katror tokë në qytet kushton 3.561 denarë, ndërsa në rrethinë 358 denarë për një metër katror. Çmimi mesatar për një metër katror për objekt në Shtip arrin 30.384 denarë, gjegjësisht për objekt prej 77 metra katrorë do të kushtojë 2.339.568 denarë. Në Shkup në komunën e Karposhit është arritur çmimi mesatar prej 58.097 denarë për një metër katror, në Komunën e Kisela Vodës është me vlerë mesatare pre 49.136 denarë.

Regjistri i çmimeve është mjet bazë i cili duhet të kontribuojë për vlerësim masiv të patundshmërive, për çka Kadastra nënshkroi Memorandum me Odën e vlerësuesve me të cilin do të vendosin edhe baza të vlerësimeve të patundshmërive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail