Besimi për vizitë pune në Shqipëri

Shkup, 22 maj 2015 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot qëndron në vizitë pune njëditore në Tiranë, Republika e Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të “Procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore (SEECP)".

Të dy iniciativat, thuhet në kumtesën e Kabinetit  të zëvendskryeministrit, janë në nivel të përforcimit të perspektivave euro-atlantike në rajon në Evropën Juglindore dhe sigurim të paqes dhe zhvillimit.

Qëllimi i Procesit për bashkëpunim me EJL është fuqizimi i politikës, sigurisë, bashkëpunimit ekonomik, si dhe intensiteti i bashkëpunimit të vendeve të rajonit në fushën e demokracisë, gjyqësisë, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër aktiviteteve ilegale.

SEECP ka për qëllim përforcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe sigurimin e paqes në rajon dhe të ju mundësojë vendeve të cilat synojnë të jenë anëtarë të BE-së dhe NATO-s afrim më të shpejtë te të njëjtat.

Takimi i ministrave paraqet forum kryesor për konsultime, përcaktim i bashkëpunimit si dhe avancimin e qëllimeve të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Takimi shërben si platformë i këmbimit të mendimeve për gjendjen aktuale në rajon dhe niveli i bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Në agjendën e takimit do të gjendet edhe raporti i aktiviteteve të miratuara sipas prioriteteve të udhëheqësis shqiptare me SEECP.

Në kuadër të mbledhjes vjetore të Këshillit për bashkëpunim rajonal u miratua programi vjetor i punës për periudhën e ardhshme në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe marëdhenive ndërfqinjësore, duke përfshirë iniciativa për projekte konkrete rajonale.

Në kuadër të vizitës së tij Besimi u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Nga ana e bashkëbiseduesve u diskutua gjendja momentale politike dhe siguria me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë, si dhe përpjekjet që bëhen me dialogun e nisur politik. Gjithashtu u theksua rëndësia e vazhdimësisë së bashkëpunimit dhe mbështetja mes dy shteteve në drejtim që sa më shpejtë të përmbushen standardet Evropiane dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila do të sjellë një ardhmëri më të mirë, paqe, stabilitet, zhvillim ekonomik dhe prosperitet, për të dy shtetet dhe rajonin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail